Tregtia e jashtme e Kinës vazhdoi të kontraktohet që prej muajit qershor, pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë u ndikua nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Eksportet ranë me 1,3% në baza vjetore në 212,9 miliardë dollarë”, sipas të dhënave të doganave kineze.
Ndërkohë, importet ranë 7,3% muajin e kaluar në 161,9 miliardë dollarë.
Eksportet shkuan më mirë se sa pritej nga analistët, ndërkohë që importet ranë më ndjeshëm sesa parashikimet.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping vendosën një ”armëpushim” në luftën e tyre njëvjeçare të tregtisë.
Si pjesë e marrëveshjes, SHBA duhet të shtyjë vendosjen e detyrimeve doganore për importet mbi shifrën 325 miliardë dollarë të importeve kineze dhe të ngrejë disa kufizime ndaj gjigantit kinez të telekomunikacionit ”Huawei”./ATSH/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...