Kinë: Efektive vaksina një-doze për Covid-19

10:23 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vaksina e parë kineze një-doze, dhe e treta e vendit kundër Covid-19, ka regjistruar një efikasitet 74.8% në fazën e tretë të hulumtimeve në Pakistan, një zyrtar pakistanez tha të hënën.

Vaksina e zhvilluar nga CanSino Biologics Inc. (CanSinoBIO) dhe një ekip i udhëhequr nga Chen Wei, një hulumtues nga Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore me bazë në Beijing, tregoi 74.8% efikasitet në parandalimin e rasteve simptomatike dhe një sukses 100% në parandalimin e sëmundjes së rëndë mes pakistanezëve, sipas asistentit të Ministrit të Shëndetësisë, Dr Faisal Sultan, raporton CGTN.

Ai gjithashtu tha se një analizë e ndërmjetme e kryer në shumë vende duke përfshirë Pakistanin tregoi 65.7% efikasitet në parandalimin e rasteve simptomatike dhe 90.98%  në parandalimin e sëmundjes së rëndë, sipas Komitetit të Pavarur për Monitorimin të të Dhënave, transmeton arbresh.info.

Vaksina, Ad5-nCoV, është e para vaksinë në botë e cila është futur në fazën e dytë të hulumtimeve klinike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është gjithashtu një nga dy vaksinat një doze në botë që ka liruar të dhëna për fazën-3. Vaksina tjetër një doze ishte zhvilluar nga Johnson & Johnson. Vaksina një doze mund të jetë më efektive për të realizuar vaksinim në masë.

Asnjë efekt anësor i rëndë lidhur me vaksinën nuk ka ndodhur në hulumtimet në gjithë botën. Dr Faisal Sultan tha që të dhënat vijnë nga një analizë e 30,000 pjesëmarrësve, me vetëm 101 raste të Covid-19 të konfirmuara.

CanSinoBIO në një deklaratë në 1 shkurt thanë që mbi 40,000 njerëz janë vaksinuar në hulumtimet e fazës-3 në pesë shtete – Meksikë, Rusi, Pakistan, Argjentinë dhe Kili./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme