Google ADS

Kinë: Dy të mbijetuar nxirren nga rrënojat pas mbi 50 orësh

14:03 | 2 Maj 2022
S D

Dy persona u shpëtuan nga një ndërtesë gjashtëkatëshe më shumë se 50 orë pasi ajo u shemb në qytetin Changsha të Kinës juglindore.

Ndërtesa e cila kishte një kinema, kafene, një restorant dhe një hotel, u shemb të premten, duke bllokuar 23 persona brenda.

Më shumë se dy ditë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit, videot treguan se shpëtimtarët nxirrnin një grua me barelë në orën 16:30 me orën lokale të së dielës. Një tjetër person u nxor i gjallë nga rrënojat më vonë në mbrëmje, raportuan mediat shtetërore kineze, shkruan The independent.

Presidenti Xi Jinping udhëzoi të shtunën palën e kërkimit për të shpëtuar viktimat “me çdo kusht” dhe urdhëroi një hetim për shembjen.

Deri më tani shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa mbi 15 të tjerë kanë mbetur ende të bllokuar./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme