Google ADS

Kinë, arrestohet një shtetase kanadeze

16:33 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi pretendimet për arrestimin e shtetases kanadeze me shpjegimin se i është caktuar gjobë administrative se ka punuar pa lejet e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e MPJ-së së Kinës, Hua Chunying, në konferencë për mediat në Pekin, tha se është ndaluar Sarah McIver.

Hua shtoi se Zyra për Siguri Publike i ka caktuar McIver gjobë administrative, detajet e së cilës nuk u zbuluan.

Zëdhënësja tha se Kina dhe Kanadaja janë në kontakt lidhur me rastin, i cili dallon nga rasti i mëparshëm i arrestimit të dy kanadezëve.

Ministria e Jashtme e Kanadasë dje njoftoi se në Kinë është arrestuar një tjetër shtetas kanadez duke mos ia zbuluar identitetin. Më tej thuhet se nuk është diplomat, apo ndonjë i punësur në kompani kanadaze.

E pyetur lidhur me rastin, Hua tha se nuk di gjë rreth kësaj.

Meng Wanzhou, një nga zëvendëspresidentet e gjigantit teknologjik kinez Huawei, më 1 dhjetor u ndalua në Kanada. Lidhur me këtë rast reagoi Ministria e Jashtme e Kinës, kurse ambasadori kanadez në Pekin u ftua në bisedë.

Pas kësaj, pjesëtarët e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore më 10 dhjetor ndaluan shtetasit kanadez Michael Spavor dhe Michael Kovring nën dyshimet se janë përfshirë në aktivitete që rrezikojnë sigurinë e Kinës dhe nisën hetime të ndara.

Meng u lirua më 12 dhjetor, por kriza në mes dy vendeve ende vazhdon.

Si reagim ndaj arrestimit të dy shtetasve kanadezë, ministrja e Turizmit, Melanie Joly, më 15 dhjetor njoftoi se anulon vizitën në Kinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme