Google ADS

Kinë: 19 persona të vdekur nga shpërthimi në parkun industrial

21:52 | 13 Korrik 2018
A. B.

Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një park industrial në provincën Sihuan të Kinës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike në qarkun Jiangan,shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info.

Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan zjarr dhe tufa tymi nga objekti. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Kompania që udhëheq fabrikën, Yibin Hengda, bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme