Kina i është përgjigjur kritikave të sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson për lirinë fetare, duke thënë që Shtetet e Bashkuara nuk janë të përsosura dhe duhet të shikojnë punët e veta, në vend se të bëjnë akuza të pabaza.
Tillerson, duke folur Departamentin e Shtetit gjatë prezantimit të raportit vjetor të lirisë fetare, ka thënë se qeveria kineze torturon dhe burgos mijëra njerëz për shkak të besimeve të tyre fetare, ku ka përmendur falun gongët, myslimanët ujgurë dhe budistët tibetianë, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunying tha se Kina respekton plotësisht dhe mbron lirinë e fesë dhe besimit.
“I ashtuquajturi raporti i SHBA-ve injoron faktet, ngatërron të drejtën dhe të gabuarën dhe bën kritika të paqarta për situatën e lirisë fetare të Kinës”, tha ajo në një konferencë të përditshme të lajmeve.
“Kina kundërshton me vendosmëri këtë dhe ka paraqitur përfaqësime solemne me palën amerikane”.
Shtetet e Bashkuara do të bënin mirë të shikonin problemet e tyre, ka shtuar Hua.
“Gjithkush ka parë se faktet tregojnë se Shtetet e Bashkuara nuk janë tërësisht të përsosura”, tha ajo, pa dhënë asnjë shembull./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...