Kina ka ulur nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Lituaninë pas ky vend ka lejuar Tajvanin që të hap një zyrë përfaqësuese diplomatike.
Lituania është vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Qeveria kineze vendosi që përfaqësimi i saj diplomatik në këtë vend të bëhet përmes të ngarkuarit me punë dhe jo përmes ambasadorit.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se masa është ndërmarrë për të “mbrojtur sovranitetin e saj dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare”.
Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur që një ditë do të ribashkohet.
Në vazhdimësi Pekini ka përdorur ndikimin ekonomik dhe politik për të ushtruar presion ndaj vendeve që të mos vendosin marrëdhënie zyrtare me Tajvanin.
Vetëm 15 vende kanë lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin.
Pavarësisht paralajmërimeve kineze, Lituania lejoi javën e kaluar që të hapej një Zyrë Përfaqësuese Tajvaneze.
Tajvani njoftoi se do të hapte zyrën në korrik, duke bërë që Kina të tërheqë ambasadorin e saj nga Lituania.
Zyrat e tjera të Tajvanit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara përdorin emrin e kryeqytetit Taipei, duke shmangur një referencë për ishullin për të mos nxitur provokimin e një reagimi kinez.
Ministria e Jashtme kineze tha se masa e Lituanisë krijoi një “precedent të keq ndërkombëtarisht”.
“Ne i bëjmë thirrje palës lituaneze që të korrigjojë gabimet e saj menjëherë dhe të mos nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, thuhet në deklaratë.
Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare.
Aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të Tajvanit duke ngritur shqetësimet ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin dhe kanë thënë se do të angazhohen për t’i siguruar mbrojtje./rel
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...