Google ADS

Kina vendos sanksione ndaj 13 firmave ushtarake të SHBA-së

13:01 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, tha Ministria e Jashtme e Kinës.

Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë 385 milionë dollarë dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët në Tajvan.

Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Kina, e cila e cilëson Tajvanin si pjesë të territorit të vet dhe presidentin e tij Lai Ching-te si separatist të rrezikshëm, e kundërshton vizitat nga liderët e ishullit./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme