Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se kompanitë kineze të prodhimit të makinave po shfaqen si një forcë e madhe në tregun botëror të makinave elektrike.
Agjencia me qendër në Paris të Francës thotë se Kina prodhon më shumë se 50% të makinave elektrike në përdorim në mbarë botën.
Pas Gjermanisë, Spanja është prodhuesi i dytë më i madh në Evropë, ndërsa tregu i këtij vendi është bërë objektiv i kompanive kineze të makinave.
Ndërsa kompanitë kineze të automjeteve përpiqen të penetrojnë dhe të dominojnë tregun evropian të makinave elektrike, Bashkimi Evropian po fillon një kundërofensivë për të mbështetur prodhuesit evropianë të automjeteve.
Në Spanjë, qeveria po mbështet një plan për rehabilitimin e një fabrike të vjetër të makinave Nissan në Barcelonë.
Përpjekja gëzon mbështetjen e një aleance kompanish të mbështetura nga “QEV Technologies”, një kompani e njohur për prodhimin e makinave elektrike për garat sportive.
Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Joan Orus, drejtor ekzekutiv i kompanisë “QEV Technologies”, e cila do të udhëheqë projektin.
“Kemi nevojë për autonominë për të prodhuar makinat këtu dhe nuk mund të varemi nga ajo që ndodh në pjesë të tjera të botës. Duhet të varemi nga furnizuesit që kemi pranë”.
Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë thotë se kompanitë kineze të automjeteve po fitojnë vazhdimisht terren në tregun evropian të makinave, me një në çdo pesë vetura të shitura në Evropë vitin e kaluar.
Udhëheqësit evropianë po kërkojnë mënyra për ta ndryshuar këtë qasje, dhe po ndërmarrin hapa për të shtuar konkurrencën e kompanive evropiane të makinave.BE-ja dëshiron të stimulojë prodhuesit ((Courtesy: European Commission)) duke ulur taksat dhe lehtësi kreditimi me qëllim nxitjen e investimeve në Evropë.
“Ofrimi i mundësive të reja për shtetet anëtare që të ofrojnë mbështetje kompanive që rrezikojnë të largohen”, thotë Margrethe Vestager me Komisionin Evropian.
Hulumtimet nga firma “Benchmark Mineral Intelligence” sugjerojnë se zinxhiri i furnizimit evropian përballet me sfida në sigurimin e mineraleve të rralla, siç është litiumi për prodhimin e baterive.
“Kina do të dominojë këtë dekadë. Dekadën e ardhshme befas do të shohim një përhapje të prodhimit dhe shpresoj që dekada e ardhshme do të ketë një zinxhir të larmishëm furnizimi. Duhet të jetë një zinxhir i fuqishëm furnizimi. Shpresojmë të jetë më i pastër”, thotë për Zërin e Amerikës Henry Sanderson me firmën “Benchmark Mineral Intelligence”.
Çka do të detyrojë kompanitë spanjolle si “QEV Technologies” të përshtaten dhe të përfitojnë në treg./VOA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...