Kina tregon foto të pa publikuara ndonjëherë të hënës

08:34 | 2 Shkurt 2016
Arbresh.info

Në një gjest të paparë bujarie Kina ka bërë publik një informacion në lidhje me hënën. Ajo ka shpërndarë qindra foto të bëra nga Chang’e-3, duke u larguar nga toka të përcjella nga imazhe të kualitetit më të lartë dhe me ngjyra.

Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës ka publikuar fotografi, video dhe të dhëna shkencore në uebfaqen e tyre dhe mund të ketë qasje kushdo që regjistrohet, transmeton arbresh.info.

Kina është shteti i tretë pas Rusisë dhe SHBA-së që është ulur në hënë, dhe kjo ishte ulja e parë e butë e satelitit të vetëm natyral në 37 vite, më parë ka qenë ai i Rusisë Luna 24 në 1976./arbresh.info

56af6e00c36188ce478b45c5 56af717ec461883c1d8b45b1 56af733bc461883d1d8b45ca 56af7480c46188401d8b45b3

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme