Agjencia e lajmeve kineze, Xinhua thotë se Pekini dhe Uashingtoni janë pajtuar që të heqin dorë nga çdo luftë tregtare dhe nga kërcënimet për tarifa të reja.
Xinhua ka cituar zëvendëskryeministrin kinez, Liu He të ketë thënë se “dy palët kanë arritur konsensus, që nuk do të marrin pjesë në një luftë tregtare dhe do të ndalojnë rritjen e tarifave ndaj njëra-tjetrës”.
Liu udhëhoqi një delegacion të nivelit të lartë të Kinës, që vizitoi Uashingtonin javën e kaluar.
Më 19 maj, Shtëpia e Bardha the Kina tha se Pekini është pajtuar që të rritë ndjeshëm blerjen e mallrave dhe shërbimeve të SHBA-së, duke mos ofruar më shumë detaje.
Sidoqoftë, në deklaratën e përbashkët pas takimeve në Uashington, nuk u dha asnjë indikacion nëse dy shtetet janë pajtuar që të heqin dorë nga kërcënimet për vendosjen e tarifave nga mallrave të të dyja shteteve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa rreth 150 miliardë dollarë mbi produketet kineze, për të luftuar, ato që ai i cilëson si praktika të padrejta të tregtisë, duke rritur frikën për një luftë tregtare mes dy shteteve.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës