Siç mëson Anadolu Agency (AA), Kina po teston ilaçe kundër Ebolës për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës COVID-19, i cili deri më tani ka marrë jetën e 1.380 personave.
Kreu i Departamentit të Mjekësisë dhe Terapeutikës në Universitetin Kinez të Hong Kongut, David SC Hui, tha se mbi 100 persona po trajtohen me këtë ilaç.
“Testet klinike të ‘remdesivir’-it (ilaç antiviral në klasën e analogëve nukleotidë) filluan në qytetin kinez Wuhan disa ditë më parë dhe mbi 100 pacientë janë rekrutuar”, tha Hui në një bisedë telefonike për AA nga Gjeneva, ku ai merr pjesë në takimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Hui po ashtu ka shërbyer si këshilltar i OBSH-së në Kinë që nga shpërthimi i virusit SARS në vitin 2003.
Që nga dhjetori i kaluar, të paktën 1.380 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë dhe 63.900 të tjerë janë diagnostifikuar me këtë virus, i cili thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.
Përderisa qindra janë infektuar në të gjithë globin, po ashtu jashtë Kinës janë raportuar tre vdekje, gjegjësisht një në Hong Kong, një në Filipine dhe një në Japoni.
Ashtu si koronavirusi, Ebola po ashtu është një virus vdekjeprurës që ka mijëra jetë që nga shpërthimi i tij në vitin 2014, kryesisht në Afrikën Perëndimore. Ebola ka shkaktuar humbje të mëdha të jetëve dhe përçarje socio-ekonomike ndër shumë rajone edhe në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.
Ilaçi “remdesivir” u përdor për të trajtuar pacientët e prekur nga Ebola. U testua pa efekte të këqija tek pacientët me virusin Ebola, e cila është nga një familje ndryshe e koronaviruseve dhe bën që nivelet e qelizave të mpikjes së gjakut të bien, duke çuar në gjakderdhje të rëndë dhe të pakontrollueshme.
Hui tha se ilaçi “riemdesivir” ka treguar aktivitet të mirë pas gjurmëve fillestare.
“Remdesivir është krijuar për të trajtuar pacientët me Ebola në Afrikë. Tani, 100 pacientëve u është dhënë remdesivir, por duhet të vazhdohen më gjatë”, tha Hui.
Ilaçi u përdor në javët e fundit të janarit nga mjekët në SHBA për të trajtuar pacientin e parë me koronavirus në vend, pasi gjendja e tij u përkeqësua.
“Më parë, ilaçet anti-HIV janë përdorur për të trajtuar virusin COVID-19, por remdesivir ofron shpresë se pacientët duhet të ndjehen mirë tani. Kompania e ilaçit i ka dhuruar Kinës ilaçe falas”, tha Hui.
Hui, i cili është edhe profesor i mjekësisë respiratore, tha se Kina është prekur keq nga virusi, duke shtuar se “spitalet në Wuhan janë mbingarkuar dhe janë shumë të zënë”.
Ekipi i OBSH-së në Kinë
Hui tha se OBSH ka dërguar tre përfaqësues të saj në Kinë për të ndihmuar vendin në luftimin e përhapjes së sëmundjes.
“Ekipi i OBSH-së tashmë është në Kinë. Ata do të vlerësojnë situatën, do të shohin statistikat (e personave të prekur) dhe më pas do të mbledhin një ekip ekspertësh për të ndihmuar Kinën në menaxhimin e virusit”, tha Hui, duke shtuar se rritja e numrit të pacientëve në vazhdimësi është shqetësuese.
OBSH-ja ka shpallur shpërthimin si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
Kina ndërtoi dy spitale në Wuhan në një kohë rekord prej 10 ditësh për të luftuar sëmundjen dhe për të trajtuar pacientët.
Pekini ka vendosur tashmë në provincën Hubei një personel të përbërë prej 4 mijë personash, përfshirë stafin mjekësor nga forcat e armatosura të vendit, ndërkohë po dërgon 2.600 persona si fuqi punëtore shtesë për të ndihmuar ekipet mjekësore në luftën e epidemisë.
Përhapja e virusit në më shumë se 20 vende të tjera, përfshirë në SHBA-të, Mbretërinë të Bashkuar, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë, ka shkaktuar panik global.
Shumë vende, përfshirë Turqinë, kanë evakuuar qytetarët e tyre nga zonat e prekura të Kinës, duke i vendosur ata në kujdes mjekësor të karantinuar.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...