Kina shënon vetëm pesë raste të reja me COVID-19

09:34 | 10 Mars 2021
S D

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina ka raportuar  pesë raste të reja me COVID-19 më 9 mars, tha të mërkurën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 16 nga nëntë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 90,007, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,636.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme