Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së armëve për Tajvanin dhe në kundërpërgjigje të sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze të lidhura me Rusinë.
Në entitetet e sanksionuara nga Pekini përfshihen njësi të Lockheed Martin, Raytheon, General Dynamics dhe kompanive të tjera.
Ndërkaq, udhëheqës të lartë të Northrop Grumman Corporation dhe General Dynamics po ashtu janë sanksionuar.
Ministria e Jashtme kineze tha se masat vijnë pasi “SHBA-ja vendosi sanksione të njëanshme, joligjore ndaj një numri të entiteteve kineze duke u thirrur në faktorët e ashtuquajtur rusë”, por edhe për shkak se SHBA-ja “vazhdon të shesë armë për rajonin kinez të Tajvanit”.
Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë nën kontroll me forcë. Pekini që një kohë të gjatë ka kundërshtuar shitjen e armëve nga Uashingtoni.
SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet, por në bazë të ligjit, Uashingtoni obligohet të sigurohet që Qeveria e Tajvanit të ketë aftësi që të mbrojë veten./REL
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...