Importet e naftës së papërpunuar kineze nga Rusia u hodhën në nivele rekord në maj, ndërsa Arabia Saudite humbi statusin e saj si furnizuesi kryesor i Kinës.
Sipas të dhënave të doganave kineze, importet e naftës ruse, duke përfshirë atë të transportuar nga ESPO (tubacioni Siberi Lindor-Oqeani Paqësor) dhe dërgesat jashtë shtetit nga portet ruse të Europrës dhe Lindjes së Largët, arritën në rreth 8.42 milionë ton në maj, transmeton portal arbresh.info
Kjo është afërsisht 1.98 milionë fuçi në ditë dhe më shumë se mesatarja ditore e prillit prej 1.59 milionë fuçi.
Kompanitë kineze, duke përfshirë rafinerinë shtetërore Sinopec dhe kompaninë shtetërore Zhenhua Oil, kanë rritur blerjet e naftës ruse të tërhequr nga zbritjet e mëdha pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë.
Arabia Saudite u bë furnizuesi i dytë më i madh me një rritje prej nëntë për qind nga viti në vit në maj, në 7.82 milionë tonë ose 1.84 milionë fuçi në ditë, nga 2.17 milionë në prill.
Rusia zuri vendin e parë pas 19 muajsh.
Shifrat doganore të publikuara të hënën tregojnë gjithashtu se Kina importoi 260,000 ton naftë bruto nga Irani gjatë muajit të kaluar./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person