Google ADS

Kina regjistroi këtë vit vjeshtën më të ngrohtë që nga 1961

14:00 | 4 Dhjetor 2024
K.B

Këtë vit, Kina regjistroi vjeshtën më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1961, me një rritje të temperaturës prej 1,5 gradë në krahasim me mesataren, njoftoi Qendra Kombëtare e Klimës.

Midis 1 shtatorit dhe 30 nëntorit, temperatura mesatare në nivel kombëtar ishte 11.8 gradë Celsius, dhe leximi mesatar ishte 10.3 gradë, tha Qendra në një postim në rrjetin social kinez WeChat.

Kina, emetuesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, po përballet, ashtu si pjesa tjetër e botës, me një rritje të ndjeshme të temperaturave mesatare, gjë që çon në episode gjithnjë e më të shpeshta të valëve të të nxehtit, thatësirave dhe përmbytjeve.

Kina gjithashtu po kalon një urbanizim dhe industrializim të shpejtë dhe ka rritur ishujt e nxehtësisë urbane.

Pekini ka premtuar se emetimet e tij të dioksidit të karbonit do të arrijnë kulmin në vitin 2030 dhe më pas do të bien për të arritur emetimet neto zero në vitin 2060.

Sakaq, Kina ka regjistruar tashmë gushtin e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961 dhe ka pasur një verë të shënuar nga ngjarje ekstreme të motit dhe valë të nxehtit që kanë goditur pjesën më të madhe të rajoneve të saj veriore dhe perëndimore./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme