Google ADS

Kina raporton rastin e dytë të sëmundjes së derrave afrikanë

10:50 | 3 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Një rast i ri i sëmundjes së derrave afrikanë është konfirmuar në provincën Anhui të Kinës lindore, tha të hënën ministria e bujqësisë e vendit, një shpërthim i dytë i sëmundjes në qytetin Xuancheng.

Rasti i fundit, i shtati në vend që nga fillimi i gushtit, vrau 83 derra dhe infektoi 152 të tjerë në një fermë me 308 derra, tha ministria.-përcjell arbresh.info

Rasti i ri ndjek një njoftim të dielën për një rast të mëparshëm në të njëjtin qytet.

Të gjitha derrat e mbetur në fermë janë shkatërruar dhe bllokada është ngritur për të parandaluar transportin brenda dhe jashtë zonës, tha ministria./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme