Kina ka raportuar më shumë raste simptomatike lokale me Covid-19 këtë vit, sesa që ka regjistruar në të gjithë vitin 2021.
Numri është rritur pasi varianti i transmetueshëm Omicron ka shkaktuar infektime nga Shangai në Shenzen, transmeton portal arbresh.info
Vetëm më 13 mars, Kina ka raportuar mbi 1 mijë raste të transmetuara me Covid-19. Kjo e solli totalin këtë vit në më shumë se 9,000, krahasuar me 8,378 në 2021, sipas llogaritjeve të Reuters.
Javën e kaluar raste të reja me Covid janë raportuar në Pekin dhe në qendrat financiare të Shangait- qytetet më të populluara të Kinës – si dhe në provincat e Guangdong, Jiangsu, Shandong dhe Zhejiang përgjatë bregdetit.
“Ekonomia e Kinës mund të goditet rëndë përsëri”, shkruajnë analistët, duke shtuar se situate me Covid në Kinë është përkeqësuar.
Ndërsa numri i infeksioneve është i vogël në krahasim me ngarkesat e rasteve kudo në botë, shkalla e shpejtë e rritjes ka aktivizuar politikën dinamike zero të Kinës për Covid, e cila kërkon që infeksionet të identifikohen shpejt dhe të zhduken.
Duke përfshirë rastet që vinin nga jashtë kontinentit, Kina raportoi 1,437 raste të reja të konfirmuara COVID-19 më 13 mars, tha NHC, krahasuar me 1,938 një ditë më parë.
Që nga 13 marsi, Kina kontinentale kishte raportuar 116,902 raste me simptoma të konfirmuara, përfshirë ato lokale dhe ato të importuara./arbresh.info/
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...