Kina raporton 10.31 miliardë dollarë dëme ekonomike si pasojë e fatkeqësive natyrore

13:12 | 6 Shtator 2023
E.G

Dëmet ekonomike të Kinës për shkak të fatkeqësive natyrore në korrik dhe gusht shkuan në 10.31 miliardë dollarë, që është pothuajse dyfishi i humbjeve për gjashtë muajt e parë, njoftoi sot Ministria kineze e Situatave të Emergjencave.

Kina veriore, përfshirë Pekinin, është goditur më shumë si pasojë e tajfunit Doksur në fund të korrikut.

Gati 8.9 milionë njerëz në Kinë u prekën nga fatkeqësitë natyrore muajin e kaluar, përfshirë përmbytjet, me 168 të vdekur ose të zhdukur./abcnews.al

Të ngjashme