Kina ka zbuluar sot aeroplanin e parë të ndërtuar dhe të dizajnuar nga vendi.
Korporata Komerciale e Aeroplanëve në Kinë (COMAC), e cila është pronë e shtetit, zbuloi aeroplanin e parë C919 të ndërtuar në fabrikën e saj në Shangai.
Kina e cila është ekonomia e dytë më e madhe në botë tash po kërkon avancime edhe në sektorin e aviacionit duke i sfiduar kështu gjigantët Airbus dhe Boeing.
Aeroplani është dizajnuar me 168 ulëse dhe mund të fluturojë non-stop prej Shangait për në Kuala Lumpur ose prej Nju Jorkut deri në Los Angjelos.
Media kineze këtë e ka cilësuar si ngjarje historike në historinë e industrisë së aviacionit dhe një kapitull të ri për Kinën./arbresh.info
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...