Kina ka premtuar marrjen e pesë masave për të nxitur bashkëpunimin global në betejën kundër pandemisë së COVID-19, duke përfshirë ndihmën prej dy miliardë dollarësh amerikanë për vendet e prekura më rëndë, sidomos vendet në zhvillim. Këtë e bëri të ditur presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e mbajtur nëpërmjet lidhjes video në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së 73-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Presidenti Xi vuri në dukje se, gjatë përballimit të emergjencës më të rëndë të shëndetit publik në përmasë globale pas Luftës së Dytë Botërore, popujt e vendeve të ndryshme kanë bërë një luftë të guximshme, duke ndarë fate të përbashkëta. Ai bëri thirrje për ndërtimin e një bashkësie globale të shëndetit me veprime konkrete.
Z. Xi deklaroi në fjalimin e vet pesë masat që do të merren nga qeveria kineze në luftën botërore kundër pandemisë.
Së pari, Kina do të ofrojë 2 miliardë dollarë amerikanë në dy vjetët e ardhshëm për të ndihmuar në reagimin ndaj COVID-19 dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendeve të prekura, sidomos atyre në zhvillim.
Së dyti, pala kineze do të bashkëpunojë me OKB-në për të krijuar një depo dhe një qendër të reagimit humanitar global në Kinë, duke siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimeve antiepidemike dhe duke nxitur krijimin e “korridoreve të gjelbra” për transportin dhe zhdoganimin e shpejtë.
Së treti, do të krijohet një mekanizëm bashkëpunimi midis spitaleve kineze dhe atyre të 30 vendeve afrikane, duke shpejtuar ndërtimin e selisë së Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Afrikës, për të ndihmuar në ngritjen e aftësisë së këtij kontinenti për kontrollin dhe përgatitjen ndaj sëmundjeve.
Së katërti, vaksina e Kinës kundër COVID-19, pas studimit dhe hyrjes në përdorim, do të bëhet një produkt publik global për të dhënë kontributin e Kinës që edhe vendet në zhvillim ta kenë këtë vaksinë dhe me një kosto të përballueshme për ta.
Së fundmi, Kina do të zbatojë së bashku me vendet e tjera anëtare të G20-s “Nismën e pezullimit të shërbimit të borxheve për vendet më të varfra”, duke forcuar së bashku me komunitetin ndërkombëtar ndihmën për vendet e goditura më rëndë nga pandemia.
Presidenti kinez u shpreh se, duhet të kryhen si duhet parandalimi dhe kontrolli i pandemisë, të ruhet roli udhëheqës i OBSh-së, të shtohet ndihma ndaj vendeve afrikane, të forcohet qeverisja globale e shëndetit publik dhe të thellohet bashkëpunimi ndërkombëtar.
Sipas kreu të shtetit të Kinës, që nga shpërthimi i epidemisë, Kina ka mbajtur si duhet përgjegjësinë e saj ndërkombëtare.
“Gjatë gjithë kohës, Kina ka vepruar në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme. U kemi ofruar menjëherë OBSh-së dhe vendeve përkatëse informacionet e duhura. Kemi publikuar renditjen gjenetike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe kemi ndarë përvojat tona të kontrollit dhe të mjekimit. Kemi bërë gjithçka brenda mundësive tona për të mbështetur e ndihmuar vendet që kanë nevojë,” u shpreh në fjalimin e tij në hapjen e Asamblesë së 73-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë presidenti kinez Xi Jinping.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...