Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar sot qytetin e Wuhanit, dhe kjo është hera e parë që kur në këtë vend shpërtheu coronavirusi që më pas doli nga kontrolli dhe u përhap në tërë botën.
Vizita e Jinping po shihet si tentim për të shpallur “fitoren” e krizës shëndetësore, pasi virusi vdekjeprurës ua mori jetën 3.136 persona në Kinë kurse në tërë botën shkoi në 4.062, transmeton Telegrafi.
Vendimi për ta vizituar këtë qytet që konsiderohej si vatra e virusit, vjen në javën kur autoritet mbyllen të gjitha spitalet e përkohshme që ishin ndërtuar brenda pak ditëve.
Ai madje inspektoi spitalin me njëmijë shtretër që u përfundua për 10 ditë – dhe qëllimi i ndërtimit të tij ishte trajtimi i të prekurve me coronavirusi.
Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 19 raste të reja me coronavirus si dhe 17 viktima, që po cilësohet si numri më i vogël i të prekurve që kur shpërtheu epidemia në Kinë.
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...