Qeveria do të sigurojë mbështetje të gjerë sociale dhe ekonomike për të luftuar fuqinë punëtore gjithnjë e në rënie dhe plakjen e popullsisë.
Kina po planifikon të relaksojë më tej politikën e planifikimit familjar duke inkurajuar rritjen e numrit të lindjeve mes një popullsie që po plaket me shpejtësi, njoftuan mediat shtetërore.
Sipas “China Daily”, qeveria do të sigurojë mbështetje të gjerë sociale dhe ekonomike për t’u ballafaquar me rënien gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore dhe problemit të plakjes së popullsisë.
“Politika universale e fëmijës së dytë nuk do të jetë aspak fundi i optimizimit të politikës së planifikimit familjar”, citoi e përditshmja të ketë thënë Yuan Xin, nënkryetar i Shoqatës së Popullsisë së Kinës.
“Do të futen politika më gjithëpërfshirëse të popullsisë për të përmirësuar pjellorinë, cilësinë e fuqisë punëtore dhe strukturën e popullsisë”.
Vendi nxorri planin e tij pesë-vjeçar nga 2021 në 2025 për të promovuar zhvillimin e ekuilibruar të popullsisë në fillim të këtij muaji.
Gjithashtu bëhet thirrje për formimin e një strategjie afatgjate të zhvillimit të popullsisë, me një politikë më gjithëpërfshirëse të planifikimit familjar dhe zhvillimin e shërbimeve të përballueshme të çerdheve për të ulur koston e rritjes së fëmijëve, sipas të përditshmes.
Në vitin 2016, Kina relaksoi kufizimet dhe lejoi çiftet të kenë fëmijën e dytë për shkak të rritjes së shpejtë të plakjes së popullsisë.
Më parë në vitin 1978, vendi imponoi politikën e diskutueshme “një fëmijë” në përpjekje për të ulur varfërinë dhe për të zhvilluar ekonominë.
Shkalla e lindjeve në territorin kinez ra në 10,48 për 1.000 banorë në vitin 2019, niveli më i ulët në shtatë dekada dhe numri i lindjeve ra në 580 mijë krahasuar me vitin e kaluar, citoi media shtetërore të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Ky ishte viti i tretë radhazi i lindjeve në rënie, pavarësisht nga zbatimi në vitin 2016 i politikës universale për fëmijën e dytë që lejon të gjitha çiftet të kenë dy fëmijë, tregojnë të dhënat./AA/
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...