Google ADS

Kina pezullon importet e prodhimeve të detit nga India për shkak të koronavirusit

22:27 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kina ka ndaluar importimin e produkteve të detit nga India për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “Global Times”, Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës njoftoi se importet e prodhimeve të detit u pezulluan pas zbulimit të virusit në ambalazhet e kallamarëve të blerë nga India.

Zyrtarët deklaruan se do të intensifikojnë kontrollet e ushqimeve të ngrira për të parandaluar rrezikun e virusit në produktet e importuara.

Në Kinë nga ku u shfaq COVID-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja të cilat janë të gjitha me burim nga jashtë vendit ndërsa shifra e rasteve ka arritur në 86.307.

Deri më sot në Kinë për shkak të virusit kanë humbur jetën 4.634 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme