Kina po përshpejton ndërtimin e saj në më shumë se 100 kapanone raketash që mund të strehojnë armë bërthamore të afta për të arritur në Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që liderët e vendit thonë se synon të pengojë forcat amerikane nga ndërhyrja në një konflikt të mundshëm të ardhshëm mbi Tajvanin.
Edhe pse Pekini ka përshpejtuar zgjerimin e armëve bërthamore në muajt e fundit, qeveria pretendon se plani i saj është të mbajë vetëm arsenalin e mjaftueshëm të nevojshëm për të garantuar interesat e sigurisë së vendit, transmeton portal arbresh.info
Vlerësimet e analistëve të inteligjencës dhe firmave të sektorit privat e vendosin arsenalin bërthamor të Kinës diku në ‘qindra’, shumë më pak se SHBA ose Rusia.
Zyrtarët e Pentagonit thonë se nëse Kina vazhdon të zhvillojë teknologjinë e saj me ritmin aktual, ajo do të ketë pak më shumë se 1000 koka luftarake deri në vitin 2030.
Aktualisht, zyrtarët ushtarakë kinezë besojnë se armët e tyre bërthamore janë shumë ‘të vjetruara’ për të vepruar si një ‘parandalues efektiv’ kundër një sulmi amerikan, sipas Ëall Street Journal.
“Aftësia inferiore bërthamore e Kinës mund të çojë vetëm në rritjen e presionit të SHBA-së ndaj Kinës,” i tha gazetës një burim i njohur me planet.
Përshpejtimi nga ana e Kinës ka ngritur shqetësime mes zyrtarëve amerikane dhe analistëve të sigurisë, të cilët thonë se Kina mund të jetë e gatshme të kryejë një “sulm të befasishëm bërthamor” kundër SHBA-ve.
Burimet e afërta me planet e qeverisë kineze, kanë thënë për gazetën amerikane se Kina ka frikë se SHBA mund të përpiqet të rrëzojë qeverinë komuniste, duke përmendur politikat më agresive të administratës Trump dhe Biden ndaj Kinës.
Këto përfshijnë përpjekjet e fundit për të ndaluar aplikacionet kineze nga tregjet fitimprurëse të SHBA-së, vendosjen e aeroplanmbajtësve në ujërat e diskutueshme në Detin e Kinës Jugore, shitjen e armëve në Tajvan dhe madje akuzimin e diplomatëve kinezë për spiunazh.
Tensionet midis Kinës dhe Tajvanit, i cili ndodhet afërsisht 100 milje larg bregut juglindor të Kinës, janë rritur gjithashtu muajt e fundit.
Kina e sheh ishullin si pjesë të territorit të saj dhe ka thënë disa herë se do të përdorte ndërhyrje të dhunshme për ta mbajtur atë.
SHBA forcoi lidhjet me Tajvanin në kohën e administratës së Donald Trump dhe Presidenti aktual, Joe Biden e ka vazhduar këtë rrugë, duke dërguar armë, njësi trajnimi ushtarak dhe madje delegacione të zyrtarëve amerikanë në ishull për të sinjalizuar mbështetjen amerikane./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për Krime Lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...