Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, paralajmëroi se konfrontimet që do krijojë strategjia e SHBA-së për Indo-Paqësorin mund të shkaktojë në rajon tragjedi të ngjashme me Ukrainën, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton arbresh.info.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kinës thuhet se ministri Wang zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij vietnamez, Bui Thanh Son.
Në bisedë, Wang theksoi se vendeve aziatike u rikujton se sa e vlefshme është paqja dhe stabiliteti dhe se konfrontimet në bllok mbartin rreziqe të pafundme.
Ministri Wang mbrojti idenë e tij se SHBA-ja duke paraqitur strategjinë e saj Indo-Paqësore po përpiqet të krijojë tension, mosmarrëveshje dhe konfrontime në rajon.
“Hapa të tillë, krahas paqes dhe zhvillimit të arritur me vështirësi në rajon, do të dëmtojë seriozisht edhe arkitekturën e bashkëpunimit rajonal me qendër ASEAN. Nuk duhet të lejojmë që të rigjallërohet mentaliteti i luftës së ftohtë dhe që përreth nesh të shfaqet tragjedi si ajo e Ukrainës”, ka vlerësuar Wang./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...