Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se Bashkimi Evropian vazhdon të shkaktojë tensione tregtare në marrëdhëniet me Kinën që mund të shkaktojë një “luftë tregtare”.
“Përgjegjësia është tërësisht në anën e BE-së”, tha zëdhënësi i ministrisë, sipas Reuters.
Kina shpreson që BE do të zgjidhë mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe do të shmangë përshkallëzimin e vështirësive tregtare.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi tarifa deri në 38.1 për qind për importet e automjeteve elektrike nga Kina, pavarësisht kundërshtimit nga Pekini.
Deklarata e Ministrisë së Tregtisë së Kinës është publikuar rreth një orë para mbërritjes së ministrit gjerman të Ekonomisë Robert Habeck në Pekin./euronews.
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...