Kina paralajmëron qytetarët e saj të largohen nga Koreja Veriore

19:48 | 7 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që jetojnë në Korenë Veriore të largohen nga aty, për shkak të rritjes së tensioneve mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve.

Sipas autoriteteve kineze, tensionet në rritje mund të përshkallëzohen, transmeton portali arbresh.info.

Korea Times raporton se ambasada kineze në Korenë Veriore u ka kërkuar koreano-kinezëve që të kthehen në Kinë, mbi frikën se provokimet ushtarake të vendit mund të çonin në hakmarrje nga SHBA-të.

Sipas Radio Free Asia, një radio stacion amerikan i cili transmetohet në vendet aziatike, ambasada kineze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të lëshojnë vendin përpara 85 vjetorit të Ushtrisë Popullore Koreane.

Koreja Veriore në fillim të kësaj jave ka deklaruar se ‘SHBA-të po provokojnë drejt një lufte bërthamore’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme