Autoritetet kineze të martën paralajmëruan se do të ndërmarrin masa kundër vendosjes së sistemit amerikan anti-raketor në Korenë e Jugut dhe paralajmëroi Uashingtonin dhe Seulin se do të bartin pasoja.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, ka thënë se vendi i tij “me vendosmëri” do të mbrojë sigurinë e saj.
“Kina me vendosmëri do të ndërmarrë masa të domosdoshme për të mbrojtur interesat e sigurisë së saj”, tha ai duke shtuar se “SHBA dhe Koreja Jugore do të bartin të gjitha pasojat”.
Uashingtoni ka bërë të ditur sot se ka nisur vendosjen e sistemit anti-raketor të mbrojtjes THAAD në Korenë e Jugut, një ditë pasi që Koreja Veriore shkrepi katër raketa balistike.
Planet për vendosjen e sistemit të mbrojtjes THAAD kanë shkaktuar pakënaqësi në Korenë Veriore, por edhe në Kinë dhe Rusi, të cilat radarët e fuqishëm të këtij sistemi i shohin si kërcënim të sigurisë.
Uashingtoni dhe Seuli megjithatë pohojnë se sistemi anti-raketor nuk duhet të jetë kërcënim për Pekinin dhe Moskën.
SHBA dhe Koreja Jugore paralajmëruan vitin e kaluar se në territorin jugkorean do të vendoset THAAD, njëri nga teknologjitë më të zhvilluara në botë.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen