Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm.
Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington.
Kina ka pasur gatishmëri për të arritur ribashkim paqësor me Tajvanin, mirëpo do të vepronte nëse do të kalohej ndonjë vijë e kuqe për pavarësinë, ka thënë Ma Xiaoguang, zëdhënës në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit.
“Nëse forcat separatiste në Tajvan provokojnë me pavarësi apo kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa drastike”, ka thënë Ma.
Tajvani është bërë faktor kyç në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
SHBA njihet si mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare e Tajvanit dhe furnizuesja më e madhe me armë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike zyrtare.
Kina rregullisht e përshkruan ishullin si çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me SHBA-në.
Ndonëse Shtetet e Bashkuara e njohin vetëm një Kinë, atyre u kërkohet me ligj që t’i ofrojnë Tajvanit mbështetje për të mbrojtur veten dhe tash e një kohë ato ndjekin një politikë të “paqartësisë strategjike” nëse do të intervenonin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin në rast të ndonjë sulmi kinez./REL/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...