Media shtetërore e Kinës ka paralajmëruar BE-në se një luftë e zgjatur në Ukrainë mund të çojë në shpërbërjen e saj.
“A është Europa e përgatitur të shohë një luftë 10-vjeçare në kontinentin e saj?” shkruhet në një artikull në Global Times të kontrolluar nga shteti, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Zelensky se lufta mund të zgjasë me vite.
“Imagjinoni se çfarë do të ndodhte me Evropën, do të kthehej në një dekadë të gjakosur.”
Kina akuzoi Uashingtonin dhe NATO-n për zgjatjen e konfliktit duke i dhënë Ukrainës ndihmë ekonomike dhe ushtarake, duke e inkurajuar kështu Ukrainën për të bërë një luftë 10-vjeçare”.
Më herët zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng tha se Kina do të vazhdojë të rrisë “koordinimin strategjik” me Rusinë, pavarësisht nga paqëndrueshmëria ndërkombëtare.
Ai i bëri komentet e tij ambasadorit rus në Kinë. Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe ka vazhduar tregtinë me vendin.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...