Kina paralajmëron anëtarësimin e Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në konferencën për shtyp përballë gazetarëve, e cila i paraprin hapjes së punimeve të parlamentit.
“Okupimi afatgjatë i territoreve palestineze nuk mund të injorohet më. Kina mbështet kauzën palestineze dhe të drejtat e saj legjitime si komb”, tha zyrtari i lartë kinez dhe më tej ai shtoi se, “shpresa është që Palestina do t’i bashkohet plotësisht Kombeve të Bashkuara dhe ftesa është për disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit të cilët nuk duhet të krijojnë pengesa”.
Ministri i Jashtëm i Kinës, bëri thirrje gjithashtu për një konferencë paqeje izraelito-palestineze, e cila do ti jepte fund konfliktit disa mujor midis Izraeli dhe Hamasit./A2CNN
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg