Në samitin e sotëm virtual, Kina ka ofruar vaksinën e saj për vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, ndërsa ka bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë.
“Ne jemi gati për bashkëpunim në fushën e vaksinave”, tha Presidenti kinez Xi Jinping në një video konferencë me udhëheqësit e 17 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, transmeton portal arbresh.info
Xi kujtoi se Serbia tashmë ka marrë një milion doza vaksine të prodhuara nga një kompani kineze dhe se Hungaria gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje me një prodhues kinez.
Kina do të shqyrtojë mundësi të ngjashme me vendet e tjera në rajon. Çelësi për një marrëdhënie të qëndrueshme midis Kinës dhe vendeve të rajonit është hapja dhe pjesëmarrja, tha Xi.
Pekini ka investuar miliarda euro në projekte të infrastrukturës në Europën Jugore dhe Lindore në vitet e fundit, e cila është kritikuar nga Bashkimi Europian. Brukseli e sheh këtë si një përpjekje për të zgjeruar ndikimin kinez dhe për të ndarë Europën./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...