Kina: OBSH ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi se koronavirus është krijuar në laborator

14:18 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e jashtme kineze thotë se OBSH nuk ka gjetur dëshmi që koronavirusi i cili ka infektuar dy milionë njerëz në botë të jetë krijuar në laborator.

Zëdhënësi i Ministrisë Zhao Lijian bëri komentet në përgjigje të një pyetje rreth akuzave që koronavirusi e kishte origjinën në një laborator në qytetin qendror kinez, Wuhan, ku epidemia u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi  buron nga një laborator në Wuhan, Kinë dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Pekini “duhet të tregojë të drejtën” në atë që dinë.

Zhao nuk iu drejtua drejtpërdrejt komenteve të Trumpit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme