Kina nxjerr çdo vit nga varfëria 14 milionë banorë

07:54 | 31 Gusht 2017
Arbresh.info

Sipas një raporti të fundit nga Këshilli i Shtetit, Kina nxori çdo vit nga varfëria afro 14 millionë vetë nga viti 2012-2016, duke zbritur nga 98.9 milionë në 43.4 milionë.

Kreu i Zyrës së Reduktimit të Varfërisë pranë Këshillit të Shtetit Liu Yongkang, u shpreh të martën se efektet e ndihmës ndaj të varfërve pas kongresit të 18-të të PKK-së kanë dhënë rezultate historike, duke ruajtur prirjen e përparuar në mbarë botën dhe duke nënvizuar plotësisht superioritetin e sistemit politik dhe shoqëror të Kinës.

Në një raport të mbajtur para Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Liu Yongkang tha se që nga viti 2013 deri në vitin 2016, përqindja e popullsisë së varfër në zonat rurale u ul nga 10.2% në 4.5%.

Gjatë katër viteve të fundit, të ardhurat e popullsisë në zonat e varfra shënuar një rritje të shpejtë, ndërsa u përmirësuan dukshëm kushtet e jetesës. Sipas raportit, të ardhurat mesatare të banorëve të zonave të varfra patën një rritje prej 10.7% në vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme