Kina nuk lejon të zhvillohen siç duhet studimet mbi origjinën e koronavirusit

21:34 | 12 Prill 2020
Arbresh Info

Kina ka vendosur kufizime në botimin e kërkimeve akademike mbi origjinën e koronavirusit të ri, sipas një direktive të qeverisë qendrore dhe njoftimeve në internet të publikuara nga dy universitete kineze, të cilat janë hequr më pas nga faqja e internetit.

Sipas politikës së re, të gjitha punimet akademike mbi Covid-19 do t’i nënshtrohen procedurave shtesë para se të paraqiten për botim. Studimet mbi origjinën e virusit do të marrin një kontroll shtesë dhe duhet të miratohen nga zyrtarët e qeverisë qendrore, sipas postimit, tani të fshirë, raporton CNN.

Një ekspert mjekësor në Hong Kong, i cili bashkëpunoi me studiuesit e kontinentit për të botuar një analizë klinike të rasteve Covid-19 në një revistë ndërkombëtare mjekësore, tha që puna e tij nuk i nënshtrohej një kontrolli të këtilë gjatë muajit shkurt.

Kontrolli i shtuar duket të jetë përpjekja e fundit e qeverisë kineze për të kontrolluar narracionin mbi origjinën e pandemisë koronavirus, e cila ka marrë më shumë se 100,000 jetë dhe ka infektuar 1.7 milion njerëz në të gjithë botën që kur shpërtheu për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, në dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga fundi i janarit, studiuesit kinezë kanë botuar një seri studimesh Covid-19 në revista me ndikim ndërkombëtar. Disa gjetje në lidhje me rastet e hershme të koronavirusit – siç është kur u shfaqën për herë të parë transmetimi nga njeriu në njeri – kanë ngritur pyetje mbi llogarinë zyrtare të qeverisë për shpërthimin dhe ngjallën polemika në rrjetet sociale kineze.

Dhe tani, autoritetet kineze duket se po forcojnë kontrollin e tyre për botimin e studimeve mbi koronavirusin, transmeton lajmi.net.

Një studiues kinez, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të frikës së hakmarrjes, tha për CNN se masa ishte një zhvillim shqetësues që mund të pengojë kërkimet e rëndësishme shkencore.

“Unë mendoj se është një përpjekje e koordinuar nga (qeveria) kineze për të kontrolluar narrativën, dhe ta pikturojë sikur shpërthimi nuk e ka origjinën në Kinë,” tha studiuesi. “Unë nuk mendoj se ata me të vërtetë do të tolerojnë ndonjë studim objektiv për të hetuar origjinën e kësaj sëmundjeje”.

Përkundër pretendimeve të zyrtarëve kinez se virusi ka origjinën në Itali, përgjatë ditës së sotme, një dokumentar i realizuar nga mediumi britanik Mail News në lidhje me një studim mbi origjinën e koronavirusit, ka treguar se origjina e koronavirusit në të vërtetë është në Kinë, duke i cilësuar si shkaktar lakuriqët për transmetimin e virusit në trupin njerëzor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme