Presidenti komunist i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përdorur forcën mbi Tajvanin.
Duke folur në hapjen e kongresit të 20-të të Partisë Komuniste në pushtet, ngjarja më e madhe politike e vendit, Xi tha se Kina gjithmonë “respektonte, kujdesej dhe sillte përfitime” për popullin e Tajvanit.
“Zgjidhja e çështjes së Tajvanit është punë e vetë popullit kinez dhe i takon popullit kinez të vendosë”, tha Xi.
“Ne këmbëngulim të përpiqemi për perspektivën e ribashkimit paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të mira, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës”.
Me një duartrokitje të gjatë, Xi përfundoi: “Rrotat historike të ribashkimit kombëtar dhe rinovimit kombëtar po ecin përpara dhe duhet të arrihet ribashkimi i plotë i atdheut”.
Xi po ashtu tha se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një ushtrie të klasit botëror dhe do të forcojë aftësinë e saj për të ndërtuar një pengesë strategjike, raporton SkyNews.
Në fund të kongresit njëjavor të Partisë Komuniste, Xi, 69 vjeç, pritet të fitojë një mandat të tretë lidershipi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...