Ushtria e Kinës ka njoftuar për stërvitje të reja ushtarake të hënën në detet dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit.
Kjo vjen një ditë pas përfundimit të planifikuar të stërvitjeve të saj më të mëdha ndonjëherë për të protestuar kundër vizitës së javës së kaluar në Taipei nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, shkruan Reuters.
Komanda e Teatrit Lindor të Kinës tha se do të kryejë stërvitje të përbashkëta duke u fokusuar në operacionet kundër nëndetëseve dhe sulmeve detare.
Ndryshe Ministria kineze e ka konsideruar vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim skandaloz”./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës