Google ADS

Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

08:37 | 23 Maj 2024
E.H

Kina ka nisur stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit vetëm tre ditë pasi William Lai u betua si presidenti i ri i ishullit.

Një zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) i ka quajtur stërvitjet një “dënim të fortë” për “aktet separatiste”, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Stërvitjet, të cilat filluan herët të enjten, po zhvillohen në të gjithë ishullin kryesor, duke përfshirë ngushticën e Tajvanit në perëndim të tij, dhe rreth ishujve tajvanez Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin.

PLA tha se ata do të përqendrohen në patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare-ajrore, sulme precize mbi objektivat kyçe dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë ishullit për të testuar “aftësitë e përbashkëta reale luftarake” të forcave të saj.

Pekini e ka etiketuar Lain si “separatist” dhe “problematik” lidhur me komentet që ai bëri në të kaluarën në mbështetje të pavarësisë së Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi veprimet e Pekinit dhe tha se ata dërguan forca në përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme