Autoritetet në Pekin deklaruan se për t’iu përgjigjur epidemisë rreth 4.895 punonjës të mjekësisë dhe 44 aeroplanë të ngarkuar me furnizime të ndihmës tashmë kanë arritur në Wuhan
Kina ka ndarë afër 4 miliardë dollarë për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit që deri më tani ka marrë jetën e 170 personave.
Siç raportojnë mediat lokale, autoritetet në Pekin deklaruan se për t’iu përgjigjur epidemisë rreth 4.895 punonjës të mjekësisë dhe 44 aeroplanë të çertifikuar të ngarkuar me furnizime të ndihmës tashmë kanë arritur në epiqendrën e koronavirusit, në qytetin Wuhan të provincës Hubei.
Më herët, guvernatori i provincës Hubai, Wang Xiadong, u ankua për mungesë të madhe të sendeve të nevojshme për të luftuar sëmundjen.
“Gjëja e parë që dua të bëj kur zgjohem çdo mëngjes është të gjej se si të siguroj veshje mbrojtëse të disponueshme. Ka një mungesë të madhe të furnizimeve mjekësore, jo vetëm në Wuhan, por edhe në qytetet përreth”, tha Xiadong.
Përveç jetëve të humbura njerëzisht, mbi 7 mijë persona janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi, që thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.
Përderisa sëmundja ngjitëse është përhapur në të gjithë Kinën, raste të reja vazhdojnë të shfaqen në të gjithë botën, pavarësisht karantinës së pashembullt dhe bllokimeve të udhëtimit.
Sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI), Kina ndau 27,3 miliardë juanë (3,94 miliardë dollarë) për të luftuar virusin.
“Kërkohen më shumë përpjekje për të përmirësuar masat fiskale dhe tatimore për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit në kohën e duhur”, tha Ministria e Financave e vendit.
Ndërkohë, Fondacioni Jack Ma, një organizatë bamirësie në pronësi të themeluesit të kompanisë kineze “Alibaba” i cili është njeriu më i pasur i Kinës, ka dhuruar 100 milionë juanë (14,4 milionë dollarë) për të ndihmuar hulumtimin dhe zhvillimin e një vaksine për virusin.
Mediat kineze raportuan se presidenti kinez, Xi Jingping, po ashtu ka urdhëruar ushtrinë e vendit “për të marrë në shpatulla përgjegjësinë dhe të japin kontribute për të fituar betejën kundër epidemisë së koronavirusit”.
“Forcat e armatosura me shpejtësi inicuan mekanizmin e përbashkët të parandalimit dhe kontrollit, si dhe dërguan ekipe elitare mjekësore për të luftuar epideminë në vijën e frontit (Wuhan)”, thuhet në raportin e mediave kineze.
Ndërkohë, autoritetet ajrore të Kinës u kanë mundësuar banorëve të qytetit Wuhan që jetojnë tjetërkund, të fluturojnë në shtëpitë e tyre.
Tajvani po ashtu ka kërkuar nga Pekini që njerëzit e bllokuar në Wuhan të lejohen të kthehen në shtëpi me fluturime çarter. Megjithatë, Pekini ende nuk i është përgjigjur kërkesës./AA
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...