Google ADS

Kina ndalon përdorimin e shkronjës ‘N’

21:49 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Është paksa e vështirë të shqiptohet Kina pa shkronjën “N”, mirëpo kinezët tash e tutje duhet të punojnë pa këtë shkronjë, sepse është ndaluar edhe zyrtarisht.

Jeni duke e lexuar mirë, qeveria kineze ka ndaluar përdorimin e shkronjës N, transmeton portali arbresh.info

Kina ndaloi “N” si pjesë e censurës së përhapur, pas përhapjes së fjalës që kufijtë e mandatit presidencial mund të hiqen, duke lejuar që presidenti kinez Xi Jinping të qëndrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar.

Por, siç duket ndalimi ishte i përkohshëm, pasi që sipas China Digital Times shkronja është lejuar sërish./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme