Kina miraton edhe një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është zhvillua nga Instituti i Mikrobiologjisë së Akademisë Kineze të Shkencave (IMCAS).
Vaskinës i është dhënë drita jeshile për përdorim emergjent në Kinë, tha institucioni të hënën, duke i dhënë vendit një vaksinë të pestë të pranueshme, transmeton portali arbresh.info
Vaksina ZF2001, e cila është në fazat e vona të një prove klinike që synon rekrutimin e 29,000 pjesëmarrësve në të gjithë Kinën, Uzbekistanin, Indonezinë, Pakistanin dhe Ekuadorin, u miratua për përdorim në Uzbekistan në fillim të këtij muaji, sipas Reuters.
Ligji kinez i administrimit të vaksinave lejon përdorimin urgjent të vaksinave “në një farë mase dhe brenda një afati kohor” në mes të një krize të madhe shëndetësore./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut