Bizneset, shkollat dhe restaurantet në qytetin Xian do të mbyllen për një javë për shkak se qyteti ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus.
Kina është ekonomia e fundit e madhe e lidhur me një strategji zero-Covid, duke vendosur bllokime të menjëhershme, karantina dhe kufizime udhëtimi në një përpjekje për të eliminuar infeksionet e reja, transmeton portal arbresh.info
Xian, qytet historic me 13 milionë banorë, që duroi një bllokim një mujor në fund të vitit të kaluar, ka raportuar 18 raste nga e shtuna, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se rastet po rriten nga varianti Omicron.
Resturantet nuk do të lejohen të shërbejnë në ambiente të mbyllura.
Rreth 90 përqind e afro 300 infeksioneve të raportuara në provincë të hënën ishin asimptomatike, sipas NHC. Mbi 1000 raste janë zbuluar gjatë shpërthimit deri më tani.
Në anën tjetër, në Shangai ka nisur një round i ri i testimit të detyrueshëm për shkak të përhapjes së shpejtë të infeksionit./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...