Një fshat në Kinë është mbyllur, pasi një banor vdiq nga murtaja bubonike, autoritetet bëjnë të ditur.
Dezinfektimi i përditshëm i shtëpive është urdhëruar në Suji Xincun, një koloni e vogël në rajonin e Mongolisë së brendshme, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është bërë ende e ditur se si fshatari e mori sëmundjen, por zyrtarët shëndetësorë në qytetin e afërt Baotou tha se askush tjetër nuk ka rezultuar pozitiv.
Nëntë kontakte të ngushta dhe 26 kontakte sekondare të pacientit janë karantinuar dhe janë gjetur negative për sëmundjen, zbuloi Komisioni Shëndetësor Komunal Baotou në një deklaratë të enjten.
Damao Banner, rrethi ku ndodhet fshati, gjithashtu është vënë në alarmin e Nivelit 3 për parandalimin e murtajës, i dyti më i ulët në një sistem me katër nivele.
Kjo është vdekja e parë – dhe vetëm rasti i dytë – i murtajës bubonike që Kina e ka konfirmuar këtë vit./arbresh.info/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...