Kina ka lëshuar një satelit të ri që analistët thonë se mund të përdoret si një armë e aftë për të kapur dhe goditur satelitët amerikanë.
Sipas kompanisë shtetërore hapësinore të Pekinit, sateliti “Shijian-21” u lëshua të dielën (24 tetor) nga qendra satelitore “Xichang”, gjoja për pastrimin e “mbeturinave hapësinore, shkruan Washington Post transmeton arbresh.info
Kompania deklaroi se sateliti “ka për detyrë të demonstrojë teknologji për të lehtësuar dhe neutralizuar mbeturinat hapësinore”.
Komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA-së, gjeneral i Forcave Ajrore James Dickinson i tha Kongresit në prill se anije kozmike si “Shijian-21” janë pjesë e një përpjekjeje të Kinës për të kërkuar “epërsi hapësinore përmes orbitës dhe sistemeve të sulmit në hapësirë.”
“Anija kozmike mund të përdoret në një sistem të ardhshëm për të luftuar satelitët e tjerë”, tha komandanti. / arbresh.info/
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...