Rajoni perëndimor kinez Xinjiang ka legalizuar kampet e internimit për ujgurët myslimanë, pas shqetësimeve për zhdukje të shkallës së gjerë.
Zinjiang thotë se kampet do të kenë në shënjestër ekstremizmin përmes transformimit ideologjik, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info.
Grupet e të drejtave thonë se të ndaluarve u është kërkuar të betohen për besnikëri ndaj presidentit Xi Jinping dhe të kritikojnë apo të heqin dorë nga besimi i tyre.
Në muaji gusht, Kina mohoi akuzat që kishte mbyllur rreth një milion njerëz.
Por zyrtarët që morën pjesë në një mbledhje të të drejtave të njeriut të OKB-së pranuan se ujgurët e “mashtruar nga ekstremizmi fetar” po kalonin në ri-arsim dhe rivendosje.
Xinjiang ka parë cikle të dhunës dhe goditjeve për vite me radhë. Kina akuzon militantët islamikë dhe separatistët për orkestrimin e telasheve./Arbresh.info/
Hezbollahu e sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë
Rama nënshkruan sot kontratë me 26 operator privat të transp...
Rama: 25 garues nga bota do të marrin pjesë në Kampionatin E...
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë – në shifra
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-s...
Horoskopi 7 tetor 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj