Rajoni perëndimor kinez Xinjiang ka legalizuar kampet e internimit për ujgurët myslimanë, pas shqetësimeve për zhdukje të shkallës së gjerë.
Zinjiang thotë se kampet do të kenë në shënjestër ekstremizmin përmes transformimit ideologjik, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info.
Grupet e të drejtave thonë se të ndaluarve u është kërkuar të betohen për besnikëri ndaj presidentit Xi Jinping dhe të kritikojnë apo të heqin dorë nga besimi i tyre.
Në muaji gusht, Kina mohoi akuzat që kishte mbyllur rreth një milion njerëz.
Por zyrtarët që morën pjesë në një mbledhje të të drejtave të njeriut të OKB-së pranuan se ujgurët e “mashtruar nga ekstremizmi fetar” po kalonin në ri-arsim dhe rivendosje.
Xinjiang ka parë cikle të dhunës dhe goditjeve për vite me radhë. Kina akuzon militantët islamikë dhe separatistët për orkestrimin e telasheve./Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe