Kina i ka shtuar edhe dy satelitë rrjetit të saj global të navigimit dhe pozicionit që kërkon të reduktojë varjen nga Sistemi Global i Pozicionit, që është në SHBA.
Media shtetërore ka thënë që satelitët Beidou-3 u lançuan nga një raketë që u nis në qendrën e Xichang, transmeton portali arbresh.info
Kina planifikon të kompletojë deri më 2020 lidhjen e rrjetit me më shumë se 30 satelitë që ofrojnë informata gjeohapësinore në mbarë botën.
Sistemi nisi operimin në Kinë në vitin 200 dhe që nga atëherë është zgjeruar për të mbuluar rajonin e Azisë dhe Paqësorit më 2012.
Satelitët Beidou-3 paraqesin një përmirësim me aftësi të zgjeruar për të komunikuar me sistemet e tjera të navigimit satelitor.
Rrjeti eventualisht do të siguronte informacion monitorimi dhe sigurie përgjatë mega-projektit të infrastrukturës shumëkombëshe të vendit, Brezi dhe Iniciativa Rrugore./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?