Kina kthen sytë nga Afrika, presidenti nis turn dyditor

20:43 | 21 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Senegal të shtunën për një vizitë dy-ditore në Afrikë, ku pritet të nënshkruajë disa marrëveshje dypalëshe.

Kina është tashmë vendi që zhvillon më shumë tregti me Afrikën, pasi ka dhënë kredi të shumta me interes të ulët për vendet afrikane, në këmbim të mineraleve që mban nëntoka e tyre.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk tregon fort interes për këtë kontinent, Kina e ka prioritet dhe këtë e tregon edhe vizita e Xi Jinping.

Ky i fundit do të takohet me presidentin e Senegalit, Macky Sally, ndërsa mediat vendase raportojnë se Kina ka investuar rreth 100 milionë dollarë në këtë shtet, gjatë 2017-ës.

Ky është udhëtimi i dytë jashtë vendit për presidentin kinez, që kur u rikonfirmua në detyrë, ndërsa pas Senegalit ai do të shkojë në Ruanda dhe në Afrikën e Jugut për një samit të vendeve të BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme