Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying iu përgjigj të premten pyetjeve të gazetarëve lidhur me shpalljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të epidemisë së koronavirusit si një “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”.
Hua tha se, që nga shpërthimi i pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, qeveria kineze ka marrë masat më gjithëpërfshirëse dhe më të rrepta të parandalimit dhe kontrollit në një mënyrë shumë të përgjegjshme, për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Kina është plotësisht e sigurt dhe e aftë për ta fituar luftën kundër kësaj epidemie.
Zëdhënësja e diplomacisë kineze theksoi se, në të njëjtën kohë, Kina njoftoi me kohë palët përkatëse për situatën e epidemisë dhe ndau renditjen e gjeneve të virusit në një mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumë vende kanë shprehur përkrahjen dhe mbështetjen ndaj Kinës.
Hua Chunying-u u shpreh gjithashtu se Kina ka mbajtur komunikim të ngushtë dhe bashkëpunim të mirë me OBSh-në. Ekspertët e OBSh-së shkuan në Wuhan për një vizitë në terren. Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e vizitoi Kinën disa ditë më parë dhe shkëmbeu mendime me palën kineze për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, duke miratuar plotësisht punën e parandalimit e të kontrollit të Kinës dhe duke vlerësuar lart kontributin e jashtëzakonshëm të Kinës ndaj botës në luftën kundër epidemisë. Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me OBSh-në dhe vendet e tjera për të mbrojtur së bashku sigurinë globale dhe rajonale të shëndetit publik./crl
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...